LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i Ramës sulmon policinë/ Dje korrte hashash, sot magazinon kokainë

2 Mars 2018, 14:30, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan ?Policia që dje e deshen korrte hashash, ndërsa sot magazinon kokainë!?

Sipas Manjanit, ?dallimi është te lloji dhe cilësia e mallit. Dje flitej për hashash, sot për kokainë.?

?Ndërkohë opinionit publik i serviren vetëm histori me “trima” e me “forca ligjesh”. Asnjë autor, përvec një të dyshuari edhe ai formalisht është nën alibinë ligjore të pronësisë së bananeve. Kjo tregon se kapaciteti HETIMOR i shtetit është 0.?- shkruan Manjani në postimin e tij.

Postimi i plotë: 

Policia që deshën dhe që prap e duan
————

Policia që dje e deshen korrte hashash.Pronarët e hashashit nuk diheshin!

Policia që duan sot, magazinon Kokainë. Pronarët e saj prap nuk dihen!

Njësoj! Si me Policinë që deshën ashtu edhe me Policinë që duan! Trafikantët nuk gjenden, nuk dihen, nuk kapen…

Dallimi është te lloji dhe cilësia e mallit. Dje flitej për hashash, sot për kokainë. Normal. Qeveria ka më shumë stres dhe kërkon “kualitet të lartë” dhe financim efektiv…

Ndërkohë opinionit publik i serviren vetëm histori me “trima” e me “forca ligjesh”. Asnjë autor, përvec një të dyshuari edhe ai formalisht është nën alibinë ligjore të pronësisë së bananeve. Kjo tregon se kapaciteti HETIMOR i shtetit është 0.

Si në të shumtën e rasteve! Pra asgjë e re! Kot fryhen se kanë bërë reforma! Ja ku e kanë pasojën.

Policia më së pari ka detyrë të gjëmojë e të kapë kriminelët e jo të mbledhë dhe magazinojë produktet e krimit.

Ndaj ai operacion që bënë, të cilin e quajtën SHOW (në fakt për show u bë), në rastin më të mirë ishte i papjekur dhe jo profesional.

Nëse nuk është keshtu, i bie të jetë kriminal sepse është bërë për të fshehur pronarët e atij malli.

Të gjitha shenjat (në fakt edhe Kryeministri e pranoi) janë që ajo drogë do përpunohej ende këtu nga “porositësit” dhe do paketohej për tu dërguar në perëndim. Këtë tha edhe Kryeministri: “droga ishte e destinuar jo për konsum vendas”.

Por operacioni SHOW, e ndërpreu ciklin, pa lejuar hetimin të shkojë tek pronarët. Ndoshta nëpermjet tyre edhe tek politikatët pushtetarë…

Prandaj Policia që deshën, e duan prap! E duan për magazinë droge dhe jo kapje të trafikatëve.

Tashmë nuk më çudit as Prokuroria. Ajo është vartëse e Ministrisë Brendshme…

Ndërkohë trafikantët që hë për hë publiku i njeh me kodet “777” apo “024”, etj të stampuara në ato pako kriminale, do ti marrim vesh më vonë, për fat të keq nga lajmet e kronikës së zezë…

Prandaj e duan Policinë, siç e deshën!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga