LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U largua nga Shqipëria para se të vinte droga/ Arbër Çekaj tregon arsyen

1 Mars 2018, 16:49, Kronika CNA

Arbër Çekaj i kompanisë ?Arbri Garden? ku u sekuestrua droga, mëngjesin e së mërkurës, në një lidhje telefonike në News24, ka treguar arsyen përse është larguar nga Shqipëria, tre ditë para se të kapej droga në Maminas.

Çekaj teksa ka thënë se droga nuk ishte nisur për tek ai, por kishte një tjetër destinacion, gjithashtu është shprehur se është larguar nga vendi për probleme familjare, por nuk ka dhënë shpiegime të mëtejshme.

?Jam larguar nga vendi për probleme familjare. Sapo doli lajmi preva biletën për tu kthyer, por nuk kam asnjë lidhje me drogën e kapur. Jam i gatshëm të paraqitem në Prokurori, do të vij shumë shpejt?.

Në përfundim Çukaj ka thënë se policia duhet ta linte ngarkesën të lëvizte për të kuptuar ku do të shkonte, ndërsa ka shtuar se ai nuk është një peshk i mash, por një bretkosë.

?Policia duhet ta linte që të ecte për të parë se ku do të përfundonte dhe të kuptonin se destinacioni nuk ka qenë kompania ime. Nuk jam peshk i madh, jam vetëm një bretkosë, jo më peshkaqen?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga