LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Superoperacioni i policisë italiane/ Sekuestrohet 5 ton marijuanë, vinte nga Shqipëria

1 Mars 2018, 07:52, Kronika CNA

Në kuadër të një superoperacioni i cili po zhvillohet nga policia italiane, është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie prej 5 ton marijuanë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Mësohet se operacioni po zhvillohet nga forcat e Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë financiare në Catanzaro dhe shërbimin qëndror për krimin e organizuar në Romë, të cilët po punojnë për zbatimin e urdhër-arresteve për disa persona.

Mediat italiane bëjnë të ditur se mes të arrestuarve ndodhen edhe 3 drejtuesit e grupit.

Këta dyshohet se janë përgjegjës për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Ende nuk bëhen të ditura detaje nga operacione. Sipas mediave italiane, të dhënat do të bëhen publike gjatë orëve në vijim.

Lajmet e fundit nga