LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrohet grupi i drogës në Sarandë/ Në pranga 12 persona

1 Mars 2018, 14:06, Kronika CNA

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, kanë ndjekur një hetim proaktiv prej disa kohësh, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, të cilën e kanë finalizuar me sukses.

Në kuadër të këtij hetimi proaktiv Policia e Sarandës së bashku me Prokurorinë Sarandë dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP.Gjirokastër, dhe Policinë Kufitare Sarandë, kanë zhvilluar një operacion të koduar ?Piramida?, ku si rezultat kanë kapur dhe arrestuar shtetasit:

Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasve:

? E.V., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.

? R.H., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.

? F.(D.).D., transportues nga kufiri i Gjelbër drejt shtetait Grek.

? M.D., kontrollues i rrugës për kalimin e lëndës narkotike.

Shtetasit e mësipërm në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambjente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi drejtim shtetit Grek., në bashkëpunim me të tjerë shtetas të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin Grek më datë 30.01.2018, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura.

Policia ka sekuestruar në cilësine e provës materiale:

9 automjete ndër to 5 mjete luksi, lendë narkotike kanabisi dhe 21 aparate celular.

Shtetasit e mësipërm akuzohen për veprat penale ?Grup i strukturuar kriminal? dhe ?Trafikimi i lëndëve narkotikëve?, të parashikuar nga neni 333/a dhe 283/a/2 të Kodit Penal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga