LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Së shpejti Hëna me shërbim celular

1 Mars 2018, 22:00, Kuriozitete CNA
Së shpejti Hëna me shërbim celular

Së shpejti, sipas një deklarate lëshuar nga gjigandët botëror të teknologjisë, hëna do të ketë shërbim celular. Vodafone dhe Nokia u bënë bashkë me kompaninë berlineze PTScientists për të çuar në hënë shërbim 4G dhe transmetim viziv live.

Në fillim, kompanitë e telekomunikacionit do të punojnë për të ndërtuar një rrjet celular fizik, i cili duhet të peshojë më pak se një kilogram. Ky rrjet do të përdoret për komunikimin mes dy roverëve, të cilët do t?i ndërtojë Audi. Roverët do të mbledhin të dhëna, duke përfshirë video HD, dhe do t?i dërgojnë në tokë.

Qëllimi kryesor i roverëve është monitorimi i Apollo 17, lënë pas në 1972-shin. I gjithë sistemi do të transportohet deri në hënë me anë të Falcon 9, një rakete të SpaceX.

Shërbimi 4G do të jetë më i mirë se në tokë dhe ky fakt ka nisur diskutime publike. Shtete të caktuara nuk kanë aspak akses në internet, ndërsa të tjerë kanë shërbim mesatar./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga