LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet marrëveshja Rama-Basha/ Kërkohet konsensus në parlament

1 Mars 2018, 10:15, Aktualitet CNA

Mbledhja e sotme e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Në seancën e sotme opozita ka thirrur në interpelancë ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, për të dhënë sqarime në lidhje me prishjen e objekteve kulturore, gjë e cila ka shkaktuar dhe debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhoranmcës.

Por, ndërkohë që në komision për debatohej në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe muzetë, deputeti i PD, Luciano Boçi në fjalën e tij i ka kërkuar përfaqësuesve të mazhorancës për të arritur një marrëveshje, për të gjetur gjuhën e përbashkët.

?Kjo është dora e shtrirë për të gjetur gjuhën e përbashkët, kjo është për të tashmen dhe të ardhmen?- tha ndër të tjera deputeti Boçi.

Ndoshta kjo është edhe një sinjal për të mbajtur gjallë marrëveshjen e 18 majit mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe Kryeministrit Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga