LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ismet Haxhia akuza të forta ish-kreut të SHISH: Na ofroi 100 mijë dollarë për të dëshmuar kundër Berishës

1 Mars 2018, 19:50, Aktualitet CNA

Vëllai i Izet Haxhisë, Ismet Haxhia, i cili kreu 15 vite burg për akuzën e vrasjes së deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, ka hedhur akuza të forta kundër ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi.

Nëpërmjet një prononcimi për gazetën “Panorama”, Ismet Haxhia shprehet se Fatos Klosi i ka ofruar 100 mijë dollarë që Izet Haxhia të dëshmonte se urdhëruesi i vrasjes së Azem Hajdarit ishte Sali Berisha.

Po ashtu Haxhia shprehet se Fatos Klosi ka dashur ta përfshijë në një skenar për vrasjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë një mitingu në Vlorë, por që e ka kufizuar. Ai e akuzon Fatos klosin për inskenim të tijin në arrestimin e vëllezërve Haxhia.

?Snajperi që përmend Fatos Klosi është histori e vërtetë.

Ai është përpjekur që të më lerë në dorë një snajper në dy rrugë: nëpërmjet një spiuni tjetër, që e përdorte dhe ai ishte te baza e SHIK-ut te Pazari i Ri dhe përmes Marika Kazullit.

Përmes Marika Kazullit, Fatos Klosi më ofroi 20 mijë dollarë, që unë të blija një snajper dhe t?ia çoja më pas Fatos Klosit? – është shprehur ai për “Panorama-n”.

Teksa tregonte pse nuk e pranoi skenarin e Klosit kundër Berishës, Ismet Haxhia shprehet: ?Fatosi ofronte mbrojtje të Izetit, do të jepte dhe 100 mijë dollarë dhe do siguronte ikjen tonë në Amerikë.? /CNA.al

Lajmet e fundit nga