LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hyn në fuqi ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurive e dhuratave

1 Mars 2018, 17:40, Kosova & Bota CNA

Kur kanë kaluar dhjetë vite nga themelimi i shtetit të Kosovës hyn në fuqi ligji që i detyron zyrtarët e lartë të administratës të deklarojnë pasurinë.

Sikurse raportojnë mediat kosovare sot ka filluar zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, të cilët janë të detyruar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia Kundër Korrupsionit.

Detyrim ky i rrjedhur nga hyrja në fuqi e ligjit: “Për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë”.

Sipas Ligjit, deklarimi i pasurisë fillon nga data 01 mars dhe përfundon më 31 mars. Sipas depozitave ligjore, deklarimi i rregullt i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe mbyllet më 31 mars.

Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publikë, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.

Mosdeklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publikë përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (neni 437 Pikat 1 dhe 2)./CNA.al

Lajmet e fundit nga