LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Furnizonte VIP-at me kokainë/ Arrestohet 21 vjeçari

1 Mars 2018, 11:41, Kronika CNA

Ky fillim jave e ka mbushur kronikën e zezë italiane me shqiptarë të arrestuar për drogë. Karabinerët e Kremonës (Cremona) arrestuan shqiptarin B.A. 21 vjec, që punonte si kamerier në Restorantin ?Cinque Terre?.

Shpërndarësi i drogës, që njihej edhe me pseudonimet ?Aldo? dhe ?Il Bimbo? furnizonte me kokainë VIP-at e Kremonës, avokatë, mjekë, biznesmenë, artistë lokalë etj.

Karabinierët i kapën në xhep 2,5 gramë kokainë ?Aldos?. Gjatë kontrollit të banesës, poshtë jastëkut iu kapën edhe 99 gramë të tjerë kokainë.

Kokaina kishte një pastërti prej 98%. U sekuestruan edhe 400 euro kesh si të dyshuara të fituara nga shitja e drogës. Pas arrestimit ?Aldo? u dërgua në Burgun e Kremonës./Gjergj Thanasi

Lajmet e fundit nga