LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet sekreti i pasaportës së udhëheqësit komunist Kim Yong un

28 Shkurt 2018, 19:13, Kosova & Bota CNA
Zbulohet sekreti i pasaportës së udhëheqësit komunist Kim

Janë zbuluar pasaportat braziliane të udhëheqësit verikorean Kim Jong- Un dhe babait të tij, të cilët i morën në përpjekje për të marrë viza nga ambasadat e huaja.

Burimet e sigurisë konfirmuan vërtetësinë e fotografive bardh-e-zi të pasaportave të skanuara të Kim Jong II dhe liderit aktual Kim Jong-Un. Pasaportat janë  dhënë në ambasadën braziliane në Pragë, në shkurt të vitit 1996, njoftoi agjencia ruse e lajmeve ?Russia Today?.

Disa burime nga shërbimet perëndimore të sigurisë kanë konfirmuar për Reuters se pasaportat braziliane të Kim Jong Il dhe Kim Jong-Un janë shfrytëzuar disa herë në përpjekjen që dy liderë të marrin viza nga dy vende perëndimore, si dhe viza për Japoni, Brazil dhe Hong Kong.

Megjithatë, është e paqartë nëse plani i tyre ?ndezi? ose nëse atyre u është dhënë viza, pasi nga skanimi i pasaportave një gjë e tillë nuk shihet. Ndërkohë, autoritetet braziliane kanë nisur hetimet lidhur me rastin./KosovaPress/

Lajmet e fundit nga