LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kontratat e qirasë nga bashkitë e Delvinës e Himarës fusin në “qorrsokak” dy barinj

28 Shkurt 2018, 22:00, Denoncim CNA
Kontratat e qirasë nga bashkitë e Delvinës e Himarës fusin

Konflikti mes dy bashkive për pretendime territoriale ka sjellë sherr mes dy barinjve, që kanë marrë kullota kufitare me qira dhe askush nuk u ndan kufirin.

Dovlet Aliko shpjegon për ?Fiks Fare? se ka marrë me qira një kullotë në zonën kufitare mes Bashkisë së Delvinës dhe Bashkisë së Himarës. Kur ai ka shkuar të kullosë bagëtitë, në të njëjtin vend ka gjetur një bari që kishte kontratë nga Bashkia e Himarës për të njëjtën kullotë.

Për këtë arsye, ata kanë kërkuar t?u vendosen kufijtë, që mos të zihen me njëri-tjetrin. Edhe pse kanë njoftuar bashkitë dhe policinë, prej një viti ata nuk po gjejnë zgjidhje, prandaj i janë drejtuar ?Fiks Fare? që ky problem të zgjidhet.

Për këtë arsye, ?Fiks Fare? shkoi fillimisht në Bashkinë e Delvinës, ku pyeti sesi qëndron problemi. Bashkia e Delvinës konfirmon se qytetari Dovlet Aliko ka kontratë të rregullt, por problemi ka ardhur për shkak se Bashkia e Himarës nuk ka marrë në dorëzim pronat sipas vendimit të Këshillit të Ministrave pas ndarjes së re territoriale, pasi ka pretendime territoriale.

Ndërkohë, Bashkia e Delvinës bën të ditur se ka kërkuar me shkresë zyrtare bashkëpunimin e asaj të Himarës, por prej një viti nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Pas pretendimeve të asaj të Delvinës, ?Fiks Fare? shkoi edhe në Bashkinë e Himarës. Bashkia Himarë informon se është e vërtetë që kanë pretendime territoriale dhe nuk kanë marrë në dorëzim pronat e caktuara me VKM, për të cilat kanë bërë ankesat konkrete, por që do të mundohen të gjejnë një zgjidhje provizore.

Sipas Bashkisë së Himarës, brenda javës tjetër do të ngrihet një grup pune i përbashkët me atë të Delvinës, që t?u tregojë kufijtë dy qytetarëve, që kanë kontrata nga të dyja bashkitë. Nëse nuk bien dakord, atyre do iu ndërrojnë kullotat e dhëna me qira dhe do t?u japin kullota të tjera, që mos të jenë kufitare.  /TCH

 

Lajmet e fundit nga