LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidati i PD –së “shuplakë” Bashës/ Njeriu i farsave që humbi turpshëm zgjedhjet 

28 Shkurt 2018, 11:16, Politikë CNA

Ish kandidati për deputet i PD, Andi Përmeti ka  dhënë alarmin se Partia Demokratike  ka mungesë demokracie të brendshme.

Duke hequr paralele me PS -në e dy viteve më parë, ku demokracia e brendshme  u shumëzua me zero, Përmeti ka thënë, se sot në PD situata është tejet e rëndë sa i përket demokracisë së brendshme.

?Rama ishte kryeministër, që solli socialistët në qeveri dhe pati fitore mbas fitoreje, ndërsa Basha sot është njeriu që humbi turpshëm zgjedhjet e 2017 ?së?, ka shkruar Përmeti në rrjetet sociale.

Sipas tij,  Basha as guximin për të mos patur zgjedhje të brendshme nuk e pati, por realizoi farsën e votimeve me Selamin, që gjithkush e pa me zë e figurë si demokratët e ndershëm që ulërinin në çadër: “O zgjedhje të lira e të ndershme, o zgjedhje s?ka”, mbushnin kutitë e votimit me vota fiktive.

Postimi i plotë:

Sot fb me solli ne kujtese fund shkurtin e 2016, periudhe ne te cilen aq shume ngritem zerin mbi humbjen e demokracise se brendshme ne Partine Socialiste.

Une fola, sa kisha mundesi, per nje ceshjte qe e quaja jo vetem te padrejte por edhe teresisht te papranueshme per cdo qytetar.

Mbas statusit tim, qindra demokrate me shkruajten duke akuzuar Ramen si monster, psikopat, komunist, frikacak dhe shume emertime te tjere qe etika sme lejon ti citoj ketu.

Sot mbas 2 vitesh per fatin tone te keq dhe absolutisht te pamenduar ne ate kohe Partia Demokratike ndodhet ne te njejten situate mungese demokracie. Madje situata eshte me e rende.
Rama ishte kryeminister, qe solli socialistet ne qeveri dhe pati fitore mbas fitore ndersa Basha sot eshte njeriu qe humbi turpshem zgjedhjet e 2017 ( mbasi po turpshem kishte humbur te 2015).

Rama deklaroi me prepotence qe sa te jem fitues ne popull nuk bej zgjedhje brenda partise ndersa Basha as guximin per te mos patur zgjedhje spati por realizoi farsen e votimeve me Selamin qe gjithkush e pa me ze e figure si demokratet e ndershme qe ulerinin ne cader: “O zgjedhje te lira e te ndershme, O zgjedhje ska”, mbushnin kutite e votimi me vota fiktive.

Qe Basha eshte njesoj me Ramen kjo sot ska dyshim por shqetesimi qe me mundon sot eshte mungesa e mbajtjes se nje qendrimi e pikerisht atyre qindra demokrateve qe nuk lane fjale dhe etiketim pa shprehur per Ramen ndersa sot heshtin me turp ndaj Bashes.

Sa keqardhje kur interesi vetjak trasformon dinjitetin dhe karakterin njerezor./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga