LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Artan Hoxha: Kush është hjeksi i Azem Hajdarit dhe kush e zhduku video-kasetën...

27 Shkurt 2018, 17:18, Aktualitet CNA

Pas debatit të mbrëmshëm në emisionin “Studio e hapur” mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit investigativ Artan Hoxha, ky i fundit ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Artan Hoxha ka postuar një video të një emisioni të zhvilluar rreth 3 vite më parë, lidhur me vrasjet e ndodhura në Tropojë dhe vrasjen e deputetit të PD-së, njëherësh lideri i “Lëvizjes Studentore”, Azem Hajdari.

Bashkëngjitur videos, Artan Hoxha shkruan: “Kush eshte hjeksi i Azem Hajdarit, kush e zhduku kaseten me deshmine e te vetmit te mbijetuar ne atentatin e 12 shtatorit 1998….”

Kujtojmë se një natë më parë, Artan Hoxha akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i thënë: “Ti je hijeks i Azem Hajdarit?” /CNA.al

Sherr në “Studio e hapur”/ Artan Hoxha dhe Berisha akuza të forta ndaj njëri-tjetrit

Lajmet e fundit nga