LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me qiranë e banesës/ Japin dorëheqjen dy ministra

27 Shkurt 2018, 07:49, Kosova & Bota CNA

Disa orë pas dorëheqjes së bashkëshortes së tij, ka dhënë dorëheqjen edhe ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit në Greqi, Dimitris Papadimitriou.

Më parë, bashkëshortja e tij, Rania Antonopoulou, ministre e Punës, kompetente për uljen e Papunesise dha dorëhejqen pasi merrte subvencione për qiranë e banesës.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka pranuar të dyja dorëheqjet e ministrave, ndërsa sot do të kryejë kompozim të detyruar të qeverisë.

Kryeministri grek duhet të shpallë emrat e rinj të kabinetit sa më shpejt.

Mediat greke bëjnë të ditur se çifti ministror, më të pasurit e qeverisë sot e të ardhur nga Neë York për të kontribuuar në nxjerrjen e vendit nga kriza, merrnin edhe asistencë për qira nga populli grek, një skandal ky i zbuluar nga opozita.

Lajmet e fundit nga