LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Një spiun negociator”/ Arben Imami: Basha e dinte, por heshti

27 Shkurt 2018, 18:46, Aktualitet CNA

I zgjedhur si pjesë e ekipit negociator të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, Artur Meçollari, ka ardhur dhe reagimi i ish-ministrit, Arben Imami.

I njohur si zë kritik brenda PD-së, Imami ka thënë se kryetari i PD-së është informuar për këtë çështje, ndërsa heshtjen e Bashës e ka quajtur si një veprim të pastër politik.

Gjithashtu Imami ka thënë se pjesmarrja e Meçollarit cënon besimin e publikut dhe tregon se bisedimet nuk janë sportive, pasi nuk ka në thelb të mbrojë interesin e vendit.

Deklarata e plotë:

Negociatat midis palëve ndërluftuese bëhen nëpër hotele, negociatat dhe bisedimet mes vendeve fqinjë dhe aleatë, si Shqipëria dhe Greqia , bëhen formale, transparente, ligjore dhe me frymën e bashkëpunimit.

Bisedimet në hotelet e Kretës dhe Korçës janë problematike për sa sipër. Pjesëmarrja në këto bisedime e z. Artur Meçollari në cilësinë e përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes nga njëra anë tregojnë se bisedimet nuk janë aq sportive sa duket nga veshja e dy ministrave të jashtëm, por janë të përfshira edhe në nivel teknik; pra negociatat kanë filluar, në mos edhe kanë mbaruar. Nga ana tjetër përfshirja e Z. Meçollari, i çveshur me vendim ministri për shkelje të ligjit, në këto negociata e cënon besimin e publikut te një proces që edhe deri këtu është jo-transparent.

Por kjo çështje ka nxjerrë në pah edhe dy probleme të tjera:

1. Z. Meçollari ka fituar gjyqin kundër vendimit të ministrit të mbrojtjes sepse Ministria e Mbrojtjes nen drejtimin e Partise Socialiste, nuk ka mbrojtur interesin më të mirë të vendit dhe as sigurinë brenda Forcave të Armatosura. Duket sheshit se MM nuk ka paraqitur në gjykatë provat dhe faktet mbi të cilat është mbështetur vendimi i ministrit. Me dosjen që disponon ShIU nuk ka gjykatë që mund të japë vendim kundër vendimit për nxjerrje nga rradhët e ushtrisë të kolonelit në fjalë, i cili në fakt nuk e kishte për herë të parë që largohej nga ushtria për arsye të njohura nga shërbimi i FA.

2. Kryetari i PD është informuar për këtë çështje dhe rëndësinë e saj prej më shumë se një jave, por ?ka heshtur si fija e barit? siç do të mund të thuhet metaforikisht. Mosveprimi i tij është i kuptueshëm dhe i shpjegueshëm sepse një veprim i qartë politik në interes të kësaj çështjeje, nuk do të ishte në favor të kryetarit të PS.

I vetmi që foli, në fakt si gjithmonë ishte z. Berisha që mesa duket u informua nga media. Por, vetëm në Shqipëri ndodh që dikush gdhin i akuzuar si ?spiun? dhe ngryset ?hero?. Në këtë vazhdë, kryetari i PD, i opozitës, nuk u mjaftua që me mosveprimin e tij mbështeti kryeministrin, por sot në mëngjez nëpërmjet deputetit Gjunkshi veproi haptaz dhe u deklarua kundër deputetit Berisha, kundër kryeministrit Berisha si dhe ministrit të mbrojtjes që kishte marrë atë vendim. Përgënjeshtrimi që u bë në një deklaratë tjetër në aksham tregon se edhe z. Basha nuk pati kurajë për të qëndruar haptaz kundër partisë së tij dhe interesit të vendit, por dëmin e bëri. /CNA.al

Lajmet e fundit nga