LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kufiri i Kosovës me Malin e Zi/ A është i sigurt votimi "pro" marrëveshjes

27 Shkurt 2018, 16:38, Kosova & Bota CNA

Sikurse është paralajmëruar nesër Kuvendi i Kosovës ka në rendin e ditës ratifikmin e marrëveshjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi, nga e cila varet edhe fati i liberalizimit të vizave të kosovarëve.

Për ditë me rradhë ëshë komentuar se me shumë gjasa dita e nesërme, që ëshë edhe e fundit e përcaktimit të fatit të kësaj marrëveshjeje, do të sjellë pozitivitet duke i hapur kështu rrugën europiane Kosovës.

Mirëpo si paraqitet situata një ditë para votimit?

Në raportimin e saj gazeta “Zeri” sjell deklarimin e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka sipas të cilit: koalicioni qeverisës deri më tash ka siguruar 78 vota për ta kaluar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kështu ka deklaruar Krasniqi pasi, duke cituar burime të vetat ?Zëri? thotë se ky koalicion, aktualisht, nuk i ka më shumë se 75 vota të sigurta.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, tashmë është deklaruar publikisht se nuk do ta mbështesë këtë marrëveshje, ndërsa disa deputetë nga dy partitë e tjera të koalicionit, AAK e Nisma, kanë bërë të ditur se ende nuk kanë vendosur nëse do ta votojnë apo jo Projektligjin për Demarkacionin.

Pavarësisht se ka ngelur vetëm edhe një ditë nga seanca ku pritet të ratifikohet Demarkacioni, deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu ende nuk ka vendosur nëse do ta mbështesë apo jo këtë marrëveshje.

E tërë kjo pas faktit që raporti i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit nuk do të përfshihet në Projektligj (si obligativ). ?Ende nuk kam vendosur, ende nuk e kam bindur vetveten se vërtet është diçka për çka pritëm tre vjet për ta ratifikuar këtë marrëveshje. Më duhet të shikoj, ende nuk e kam marrë vendimin personal se si do të veproj. Për mua krejt problemi ka qenë raporti i Bulliqit, përfshirja e atij raporti në këtë marrëveshje, ajo ka qenë arsyeja pse ne e kemi refuzuar tre vjet?, ka deklaruar ajo për ?Zërin?.

Si rrjedhojë, Haxhiu është shprehur skeptike nëse kjo marrëveshje do të ratifikohet këtë të mërkurë.

Ndërkaq deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka bërë të ditur se do ta mbështesë Marrëveshjen e Demarkacionit. Kjo pasi, sipas saj, aneks-Marrëveshja jep mundësinë që në të ardhmen e afërt të rishikohet vija kufitare.

Balaj-Halimaj po ashtu është shprehur optimiste se koalicioni qeverisës do t?i sigurojë votat për ta kaluar këtë marrëveshje.

E përderisa deputeti i kësaj partie, Haxhi Shala, ka thënë se ende nuk ka një qëndrim si do të veprojë lidhur me Demarkacionin (meqë, siç ai është shprehur, nuk e ka parë ende ndryshimin e ligjit), deputeti tjetër i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se nuk do të jetë këtë javë në Kosovë. Ndërkohë, gjatë javës së kaluar kryekuvendari Kadri Veseli tha se deputetëve u anulohen udhëtimet jashtë vendit deri të mërkurën. /CNA.al

Lajmet e fundit nga