LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fakti/ Lulzim Basha falimenton gazetën RD

27 Shkurt 2018, 11:50, Aktualitet CNA

Gazeta e parë opozitare, ikona dhe simboli i shtypit të lirë në vitet ?90. Media që vrau frikën, gazeta ndoshta me tirazhin më të lartë historik të shitur ndonjëherë në Shqipëri, po falimentohet dhe mbyllet nga Lulzim Basha.

Rilindja Demokratike, gazeta e parë opozitare, në opozitën e saj të tretë po mbyllet.

Në një vëzhgim të thjeshtë të bërë nga CNA.al, në muajin janar gazeta ka dalë mesatarisht një herë në tre ditë. Në muajin shkurt edhe më rrallë, thuajse një herë në javë.

“RD” doli në 5 janar të vitit 1991 për të mos u ndaluar asnjë ditë dhe tani me Lulzim Bashën në krye të PD-së, organi zyrtar i kësaj force politike po falimenton dhe është drejt mbylljes. Gazeta duket e mbytur në borxhe, të cilat në fakt për Lulzim Bashën janë një pikë ujë në oqean.

Nëse llogarisim stafin dhe printimin e saj, subvencioni që do të duhej është thuajse qesharak, për multimilionerin Lulzim Basha, i cili mesa duket në krye të PD-së është vetëm për ta rrjepur duke përfituar nga pazaret me Edi Ramën, dhe jo për të dhënë kontribut në mirëfunksionimin dhe ngritjen e saj drejt pushtetit.

Edi Rama e mbylli ?Zërin e Popullit? shumë vite më parë, gazetën që për më shumë se 40 vite vrau dhe preu shqiptarët, por dhe që rezistoi si zëri zyrtar i PS edhe 20 vite pas demokracisë.

Të njëjtën gjë po bën edhe Lulzim Basha, por ka një ndryshim shumë thelbësor. ?RD? është fjala e lirë, shpresa dhe simboli i shembjes së diktaturës, ndërsa simotra e saj ishte fjala e krimit, që ndryshoi jo pak, por që nuk ka të krahasuar.

?RD? është e lidhur fort me shembjen e sistemit komunist në Shqipëri. Erdhi gati një muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, ishte zëri i shpresës për qindra-mijëra shqiptarë që përmbysen një sistem.

?RD është një ikonë?, është një simbol që sot po përdhoset e kërkohet të falimentohet dhe mbyllet nga Lulzim Basha, multimilioneri në krye të PD-së që çon drejt mbylljes një gazetë 27-vjeçare, që nuk ka asnjë faj pse Luli është në krye të PD-së, i paaftë, që mendon vetëm për mbushjen e xhepit të tij, të serës së tij, të familjarëve të tij, edhe në kurriz të “RD”-së, duke mbyllur shpirtin e zërit opozitar të parë në Shqipëri.

“RD” nuk del më në treg sepse nuk do Lulzim Basha, i cili si gjithçka në lidhje me historinë e PD e urren sa herë i del përpara./ CNA.al

Lajmet e fundit nga