Connect with Us

Artan Hoxha i përgjigjet Sali Berishës/ Publikon videon që e akuzon një natë më parë

Politikë

Artan Hoxha i përgjigjet Sali Berishës/ Publikon videon që e akuzon një natë më parë

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha, në një postim në rrjetet sociale, ka treguar se kush e nisi serinë e vrasjeve në Tropojë, nëpërmjet një video, marrë nga emisioni “Xhungël”, disa vite më parë.

Hoxha shkruan se Sali Berisha është regjistruar nga duke kërkuar të rrëmbehet me forcën e armëve vëllai i vogël i familjes Haklaj, Shkëlqim Haklaj, të cilin e donte të vdekur.

Video e plotë:

Kush e nisi serialin e vrasjeve ne Tropoje?!!!!

Pas videos ku Sali Berisha shfaqej duke rregjistruar me diktofon ne reanimacionin e spitalit ushtarak, ish-truprojen e Azem Hajdarit, Zenel Neza, i vetmi i mbijetuar nga atentati i 12 shtatorit 1998, emisioni Xhungel, po sjell nje tjeter rregjistrim kete radhe edhe me te rende. Behet fjale per mitingun e fundit elektoral te presidentit ende ne detyre, Sali Berisha, para banoreve te Tropojes, me 22 qershor 1997.

Me qe jemi ne kohe rregjistrimesh dhe kur flitet per rregjistrime politikanesh apo shtetaresh te larte te implikuar ne krime shteterore.

Sali Berisha eshte rregjistruar nga stafi i tij duke kerkuar te rrembehet me patjeter, me forcen e armeve vellai i vogel i familjes Haklaj, Shkelqim Haklaj. Berisha i drejtohet stafit te truprojave te veta se e do patjeter me vete, “gjalle ose vdekur” Shkelqim Haklajn.

Ai nuk mundi ta “merrte” dot me vete ate dite qershori Shkelqim Haklajn pse e akuzonte se i kishte prishur mitingun. Por gjashte muaj me pas, me 5 janar 1998, Shkelqim Haklaj dhe Artur Demiri(Kunati i Fatmir Haklajt) u gjeten te masakruar ne automjetin e tyre ndersa ktheheshin nga qyteti i Krumes. Vrasesit, nje grup i madh personazh, qelluan drejt tyre me bresheri te tera armesh gjate nje prite te ngritur ne Qafen e Luzhes.

LEXO EDHE:  Edi Rama ka tentuar disa herë të vrasë veten!/Nuk ikën nga karrigia

Kjo ishte vrasja e pare pas 1997-es qe i vuri flaken Tropojes dhe nisi konfliktin e pergjakshem ku mbeten te vrare dhjetera djem dhe burra ne Malesine e Gjakoves.

Asnje nga keto krime te pergjakshme, me mina te telekomanduara, snajpere dhe komando nuk eshte zbardhur kurre.

Nxitesi, organizatori dhe perfituesi direkt i ketij bilanci tragjik te vraresh, kullash te djegura, madje deri dhe varresh te dhunuara ne Tropoje, ishte vetem nje emer.

Nese prokuroria shqiptare, ka ndermend te zbardhe ndonjehere kush fshihet pas krimeve ne Tropoje, ja ku e ka nje prove te re nga ku duhet te nise zanafilla e hetimeve per serialin e pergjakshem.

Pjesa me poshte, ku Sali Berisha komunikon me truprojat e veta eshte shkeputur nga emisioni Xhungel, “Dosja Tropoja”, pjesa e katert, transmetuar per here te pare ne 3 dhjetor 2007 /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Publikuar

-

Nga

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati ka folur mbi nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se ditën e nesërme në Kuvend do  të vendoset nëse do të miratohet apo jo raporti i komisionit të ligjeve.

Ajo tha se pas votimit të raportit do të ngrihet Komisioni Hetimor që do të hetojë për shkeljet e bëra.

Më tej, ajo shton se presidenti ka të drejtë të kërkojë që të dëgjohet dhe komisioni cakton orën dhe datën dhe i jep kohën e mjaftueshme për tu sqaruar.

“Disa nga arsyet e parashtruara në kërkesën bërë nga kolegët deputetë janë shkeljen e parimit të unitetit kombëtare. Duke mbështetur opozitën dhe denigruar mazhorancën, nxitje e urrejtjes. Në fazën e dytë kalon nesër, do të votohet nëse do ta miratojnë apo jo raportin e komisionit të ligjeve. Duhet të jenë 90 vota dhe unë mendoj se ata vota do të jenë. Ka premisa që kjo kërkesë të arrihet. Nesër do të vendoset për raportin dhe do të ngrihet komisioni hetimor që do të hetojë shkeljet. Presidenti thirret për tu dëgjuar mbi këta akuza.

Në fakt rregullorja që nëse ai dëshiron mund të dëgjohet në komision do ti japë kohën për tu sqaruar. Kjo çështje vendoset nga komisioni i ligjeve.”, deklaroi Ferhati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kadilli: Basha përgjegjësi i vetëm për humbjen e PD, erdhi si trashëgimtar i Berishës, por është projekt i shteruar

Publikuar

-

Nga

I ftuar në Euronews Albania, Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, tha se përpara humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka qenë asnjëherë në projektet e tij që të synonte kreun e partisë, por vendimi i tij për të shpallur kandidaturën për kryetar të PD erdhi për faktin se sipas tij situata kërkon një reagim të menjëhershëm.

Z. Kadilli bëri përgjegjës të vetëm për humbjen e PD në zgjedhje, kreun e partisë Lulzim basha i cili sipas tij është një projekt i shteruar, edhe pse është një nga investimet më të mëdha që ka bërë PD prej 16 vjetësh, duke e besuar si trashëgimtari i Berishës.

“U rikonfirmua pas një dështimi të turpshëm për faj të tij në 2017. Për këtë arsye kam kërkuar i pari largimin e Bashës nga PD, pasi ai nuk mund të jetë njeriu që do të na çojë në fitore. Kam kandiduar si një projekt i ri për të zëvendësuar një projekt të dështuar. Është qëllimi për t’u dhënë demokratëve një projekt  të ri për fitore që mund të realizohet vetëm me një lidership të ri dhe një ekip të ri”, tha z. Kadilli./euronews

LEXO EDHE:  Mafia “pushton” Shkodrën/ Bajrat dhe deputeti i Ramës terrorizojnë tregtarët

LEXO EDHE:  “Meskin, mendje shkurtër, provincial”/ Nuk përmbahet Petrit Vasili

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arian Çani flet pa dorashka/ “Shkarkimi i Metës varet nga ambasada e SHBA”

Publikuar

-

Nga

Arian Çani flet pa dorashka/ "Shkarkimi i Metës varet nga ambasada e SHBA"

Komisioni i Ligjeve i ka propozuar Kuvendit ngritjen e një tjetër grupi hetimor për të hetuar shkeljet e presidentit Ilir Meta.

Për këtë ka folur sot edhe gazetari Arian Çani, i cili tha se shkarkimi i Metës varet nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Ai theksoi në MCN Tv se mbetet për tu parë nëse Gjykata Kushtetuese do të jetë e lirë nga kërkesat apo presionet e ndryshme.

“Nuk bëj dot parashikim nëse do të iki Meta apo jo sepse gjithçka varet nga ambasada amerikane, edhe pse zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese sepse dihet që mazhoranca e ka vendosur tashmë shkarkimin e tij.

Tani mbetet për tu parë nëse Gjykata Kushtetuese do të jetë e lirë nga kërkesat apo presionet e ndryshme, sepse dihet kur SHBA do një gjë dihet që e marrin. Nëse ata e kanë vendosur të mos jetë më Ilir Meta president, nuk do jetë, pra kjo varet nga ajo që ata kanë vendosur. Ky është parashikimi im”, deklaroi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE