LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ka spiunë në mesin e negociatorëve?/ Përgjigjet Ilir Meta

27 Shkurt 2018, 20:39, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? në News24, teksa ka komentuar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, se Artur Meçollari, është një spiun, ka thënë se veprimet e tij nuk mund ti ushtrojë në bazë të komenteve politike.

Meta ka kërkuar informacione nga institucionet përkatëse, për të vlerësuar marrëveshjen, ndërsa ka theksuar se kërkon përfaqësimin më të lartë në nivel negociatorësh.

Më tej ai ka thënë se vlerëson më së shumti një letër të vitit 2010 që Meçollari i dërgonte Adriatik Llallës.

?Për emrat e caktuar unë s?kam asnjë arsye. Unë kërkoj informacione, sqarime nga institucionet përkatëse. Për rastin konkret nuk kam informacione përveç qëndrimeve të lexuara në media. Elementin më pozitiv për personin konkret vlerësoj letrën që kam lexuar dje apo pardje, që ia kishte dërguar zotit Llalla, ku protestonte për mbylljen e çështjes penale të ekipit negociator të vitit 2009, duke dhënë argumente dhe fakte, një pjesë e të cilave ishin interesante që ngarkonin negociatorët. Sipas tij, prokuroria e kishte mbyllur në mënyrë jo të drejtë. Nuk mund të bëj gjykatësin por ka treguar se ka ndjeshmëri, përgjegjshmëri, ndaj interesave të shtetit?,- u shpreh Meta. /CNA.al

Lajmet e fundit nga