LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Votimi në parim i Vetting-ut në polici/ Xhafaj: Një faqe e re po hapet...

26 Shkurt 2018, 21:41, Politikë CNA

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi të Vetting-ut në polici. Nëpërmjet postimit në rrjetet sociale, Xhafaj shprehet se pas dritës jeshile që mori Vettingu në polici, po hapet një tjetër faqe në reformimin e policisë, ndonëse rruga do të jetë e gjatë dhe jo e lehtë.

Reagimi i plotë i Xhafajt:

Ligji i Vettingut mori dritën jeshile nga Kuvendi. FLM te gjithë atyre qe e mbeshteten e punuan për ketë nisme. Faleminderit kolegeve socialistë për votën e qarte PRO këtij projekti. FLM për ata kolege te opozitës qe kontribuuan ne kete proces duke e mirëkuptuar votën politike te tyre. Vlerësim dhe mirënjohje per bashkëpunëtoret e mi qe punuan për kete projekt shume te rëndësishëm, për partneret vendas dhe ata ndërkombëtar. Falënderim per Policinë e Shtetit qe e ka mbështetur forte këtë iniciative dhe kontribuoi per te. Një tjetër faqe e re po hapet ne reformimin e policisë. Vettingu do ta ndryshoje rrënjësisht ate. Histori e nje policie moderne evropiane do te jete ajo pas Vettingut. Rruga është e gjate dhe jo e lehte. Por tani jemi ne atë rruge. Ne zbatim te ligjit, ne sherbim te qytetareve! /CNA.al

Lajmet e fundit nga