LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel/ Ja çfarë po diskutohet

26 Shkurt 2018, 16:17, Kosova & Bota CNA

Në Bruksel ka nisur takimi trelateral në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në praninë e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Temat e  diskutimit janë implementimi i marrëveshjeve të arritura përmes dialogut siç është Liria e Lëvizjes dhe në veçanti ajo e tabelave të veturave, provizionet e tabelave, dhe Drejtësia.

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi, i thënë gazetës “Zëri”, se nuk do të ketë marrëveshje të reja në mes Prishtinës dhe Beogradit, pa u implementuar në tërësi marrëveshjet e arritura më parë.

Ndryshe pala kosovare në këtë dialogu përbëhet nga Avni Arifi, Ardian Arifaj, Endrit Shala, Blerand Stavileci, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Alban Dërmaku, të cilët në Bruksel kanë arritur gjatë natës së kaluar.

 

Lajmet e fundit nga