LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në vend/ Bora dhe shiu bllokojnë disa akse

25 Shkurt 2018, 19:28, Kronika CNA

Që prej orëve të para të mëngjesit vijojnë reshjet e dendura të borës në veri, ndërsa në jug shi intensiv.

Bora ka bllokuar një sërë zonash, Thethin, në Kukës janë bllokuar disa fshatra, në Dibër janë bllokuar disa zona, ndërsa 5 makina u bllokuan për pak minuta në Selishtë, ndërsa rruga e Kombit është e kalueshme.

Në një prononcim për Report Tv, drejtori i Qendrës së Bashkuar Operacionale, kolonel Ilir Xhebexhia, u shpreh se nga moti i keq është bllokuar aksi Peshkopi-Lurë, probleme ka edhe në Kalanë e Dodës dhe Stëblevë, ndërsa situata në zonat e tjera është në kontroll.

Në Korçë janë evidentuar probleme në Dardhë dhe Voskopojë, ndërsa në qarkun e Elbasanit janë bllokuar disa fshatra në Librazhd e Gramsh.

Jugu i Shqipërisë pritet që të dominohet nga reshje të shumta të shiut, kryesisht në Gjirokastër dhe në Vlorë do të jenë me intensitet të lartë.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve në veri dhe verilindje, në zonat e përfshira nga dëbora që të mos lëviznin pa zinxhirë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga