LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është ish-bashkëshortja e Bojken Lakos që u arrestua nga policia?

25 Shkurt 2018, 17:32, Aktualitet CNA
Kush është ish-bashkëshortja e Bojken Lakos që u arrestua

Prokuroria e Durrësit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, akuzojnë Olesia Dukën, për mashtrim në vlerën e 900 mijë eurove ndaj një mikut të saj. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Durrësit, thuhet se 39-vjeçarja akuzohet se në 2016-ën, ka marrë një shumë të madhe parash nga një shtetas nëpërmjet mashtrimit.

Po kush është Olesia Duka?

Olesia Duka njihet edhe si ish-bashkëshortja e këngëtarit Bojken Lako. Ajo ka mbaruar studimet për Stomatologji dhe Farmaci, ndërsa mësohet se në pronësi të saj ka edhe farmaci edhe klinikë dentare. Duka ka në pronësi të saj një nga klinikat dentare më luksoze në kryeqytet “Shëndent”.

Gjykata e Durrësit, vendosi masën e arrestit me burg për 39-vjeçaren me banim në Tiranë. Nisur nga këto rrethana kjo gjykatë vendosi sekuestrimin deri në përfundim të hetimit të pasurive në emër të të pandehurës dhe familjarëve të saj, me një vlerë prej 300 mijë euro. Dentistja dhe farmacistja Duka, mësohet gjithashtu se ka në pronësi të saj edhe 5 apartamente, 1 në Durrës dhe 4 të tjerë në kryeqytet, të cilët janë vënë nën sekuestro.

Nëse i hedhim një sy rrjeteve të saj sociale, shikojmë që Olesia nuk është një emër i panjohur në Tiranë. Në adresën e saj në Facebook, të shumtë janë miqtë VIP-a, por edhe politikanë që ndjekin 37-vjeçaren. /CNA.al

Lajmet e fundit nga