LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gratë po e ngatërrojnë kancerin e vezoreve me fryrjen e barkut, në shifra alarmante!

25 Shkurt 2018, 14:55, Lifestyle CNA

Fryrja e barkut, saktësisht pjesës fundore për një grua nënkupton shumëçka: periodat mund të jenë në prag ardhjeje ose ky është një reagim i trupit si pasojë e sasisë së lartë të ushqimit gjatë vakteve.

Por ajo çka s?duhet të anashkaloni është se fryrja përbën po ashtu shenjë të kancerit ovarian.

Sipas një studimi të fundit në Britani, kanceri në vezore po konsiderohet vazhdimisht si thjesht një fryrje e zakonshme barku.

Kështu gratë janë shumë herë më të gatshme të ndryshojnë mënyrën e të ngrënit, që të mos fryhen, se sa të shkojnë dhe të flasin me një specialist.

Ky është një problem shumë i madh pasi ajo që duhet të kuptoni është se fryrja përbën një ndër shenjat e para të zhvillimit të kancerit, por pjesa më e madhe e grave zbulojnë se kanë kancer në vezore në një fazë ku kanceri ka evoluar shumë.

Të dhënat thonë se vetëm 1 në 5 gra e di se fryrja e barkut lidhet edhe me kancerin e vezoreve. Gratë nën 55 vjeç kanë më shumë shanse për të mbijetuar, kjo dhe për faktin se informohen dhe interesohen në Google apo kudoqoftë për shkaqet e fryrjes.

?Nëse gratë do t?ia vinin veshin fryrjes, shumë jetë do të ishin shpëtuar .? tha Dr. Annwen Jones./CNA

Lajmet e fundit nga