LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Video/ Ksamili nën pushtetin e ujrave të zeza

25 Shkurt 2018, 15:55, Sociale CNA
Foto-Video/ Ksamili nën pushtetin e ujrave të zeza

Ksamili është pushtuar nga ujrat e zeza.  Qytetarët kanë denoncuar me foto  dhe video në redaksinë e CNA.al (CityNews Albania), situatën e rëndë, ku shihen rrugët e mbuluara nga uji.

Situata ka degraduar, pasi ujrat  e bardha kanë dalë në sipërfaqe duke përmbytur kanalizimet e ujrave të zeza dhe njëherësh duke bllokuar rrugët.

Hapja e pusetave të  ujrave të zeza, kanë nxjerrë jashtë funksionit kanalizimet e ujrave të zeza.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në Kasamil.

Vitin e kaluar në zonën e Ksamilit përfundoi një projekt i financuar nga fondet e BE-së, me një vlerë 3.5 milionë euro, për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujrave të bardha e të zeza.

Mirëpo përfundimi i këtij projekti nuk i dha zgjidhje situatës, nëse kujtojmë se një vit më parë, plazhi i Ksamilit u përmbyt nga ujrat e zeza.

Ndërkaq Bashkia e Sarandës është inekzistente në Ksamil.

Prej kohësh qytetarët e Ksamilit janë ankuar për një mungesë vëmendje nga Bashkia Sarandë./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga