LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/ Java e Modës në Milano

25 Shkurt 2018, 21:00, Lifestyle CNA
Foto/ Java e Modës në Milano

Java e Modës në Milano ka qënë plot stil, dhe personalitet. Veshjet ishin nga më të ndryshmet, nga ato të lëkurës, e deri tek ato për një darkë romantike.

Nuk mungon as stili i lehtë e sensual, që kësaj radhe vjen në një dritë të re. Kjo reflektohet në veshjet e punës, ku sipër një këmishë mëndafshi sugjerohet një pallto stil maskil, që tregon forcë dhe karakter. Dhe kjo jo rastësisht. Edhe moda është përfshirë në fushatën kundër dhunës ndaj gruas, ngacmimeve seksuale dhe skandaleve që kanë përfshirë Hollivudin.

Sa u përket ngjyrave koleksioni Vjeshtë-Dimër 2018-2019 do të jetë i guximshëm, me nuanca të forta dhe i tërhequr ne tonalitete neutrale. Ka sërish entuziazëm, me lule dhe me kuadrate. Kurse tek aksesorët bie në sy e ashtuquajtura Thea Bag, ose çanta e supit, komode dhe përshtatshme për çdo stil./CNA.al

Lajmet e fundit nga