LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Breshëri automatiku drejt fqinjit/ Arrestohet autori

25 Shkurt 2018, 09:56, Kronika CNA

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.

Nga të dhënat e bëra të ditura nga policia mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V.V ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së shtetasit M.Ç, 51 vjeç, banues në Vukël.

51 vjeçari ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe u sekuestruan 12 gëzhoja.

Pas punës së bërë nga policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, është bërë i mundur arrestimi i autorit, ndërsa po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /CNA.al

Lajmet e fundit nga