LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asociacioni/ Serbia kërcënon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës

25 Shkurt 2018, 16:12, Kosova & Bota CNA

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka kërcënuar me rrëzimin e Qeverisë nëse Prishtina nuk e themelon Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit. Daçiq ka thënë se, nëse Prishtina dëshiron stabilitet, duhet të respektojë dakordimin e nënshkruar nga ai, Hashim Thaçi e Catherin Ashton për Asociacionin. Shefi i diplomacisë serbe ka vazhduar të kontestojë edhe numrin e njohjeve, duke thënë se është gënjeshtër se 116 shtete e kanë njohur Kosovën.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka deklaruar se Beogradi nuk do të lejojë ndryshime në marrëveshjen të cilat Prishtina planifikon t?i propozojë lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Daçiç në një intervistë për Radio Beogradin ka thënë se kurrfarë korrigjimesh në këtë marrëveshje nuk vijnë parasysh.

?Prishtina harron se Marrëveshjen e Brukselit e kemi nënshkruar kryeministri i atëhershëm kosovar Hashim Thaçi, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton dhe unë. Në të është definuar qartë se çfarë duhet bërë dhe kush çfarë autorizimesh ka. Prishtina duhet ta thotë qartë se a e do apo nuk e do këtë. Kurrfarë korrigjimesh s?vijnë parasysh. Nëse kjo ndryshon, tërë Marrëveshja e Brukselit bie poshtë?, ka deklaruar Daçiç.

Sipas tij, Prishtina ?po luan me zjarr?, sepse s?e kupton se faktori serb në këtë moment është faktor stabilizimi në Kosovë.

?Përkundër të gjitha problemeve që ekzistojnë, ne marrim pjesë në Qeverinë e Kosovës?, ka thënë Daçiq, duke shtuar se ?pyetja e vërtetë është se a dëshiron Prishtina stabilitet apo jo.

Sipas shefit të diplomacisë serbe, në Prishtinë nuk duan dialog për zgjidhje të përhershme, sepse mendojnë se kanë shpallur shtetin e vet dhe Beogradi vetëm duhet ta pranojë atë shtet.

Daçiç, në stilin e tij të përhapjes së propagandës kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës, ka përsëritur se po zvogëlohet numri i shteteve në botë që e kanë njohur Kosovën.

Sipas tij, e dhëna e autoriteteve të Prishtinës se 116 shtete e kanë njohur Kosovën është rrenë, sepse në atë listë gjenden Nigeria, Uganda dhe Mali, gjë që këto shtete s?e kanë bërë. Në listë janë edhe vende që s?janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, siç janë Cook Islands dhe Niue, duke shtuar se Surinami, Burundi dhe Guine-Bissau e kanë tërhequr njohjen.

?Përderisa ka vende që e tërheqin njohjen, kjo është tregues se problemi është edhe më tej aktual, se s?është zgjidhur dhe se ne duam zgjidhje. Por, deri te zgjidhja e problemit mund të arrihet vetëm me kompromis dhe jo me imponim se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës e Metohisë?, ka thënë Daçiçi.

Lajmet e fundit nga