LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet i riu shqiptar për armëmbajtje pa leje

25 Shkurt 2018, 15:02, Kosova & Bota CNA

Karabinierët e qytezës së Bronit arrestuan emigrantin shqiptar Q.M. për armëmbajtje pa leje. Ata i gjetën në xhep të riut shqiptar një pistoletë kal. 6,35 mm të markës Jupiter dhe 6 fishekë. Nga kontrolli i karabinierisë rezultoi se pistoleta mbahej pa leje. Djaloshi shqiptar u arrestua në kushtet e flagrancës dhe u dërgua në Burgun e Pavias. /Gjergj Thanasi/CNA.al

Lajmet e fundit nga