LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aplikimi për punë i themeluesit të Apple vlerësohet 50 mijë $

25 Shkurt 2018, 21:10, Lifestyle CNA
Aplikimi për punë i themeluesit të Apple vlerësohet 50

Një aplikim për punë i bashkëthemeluesit të Apple, Steve Jobs, pritet të shitet në ankand për 50 mijë dollarë.

Dokumenti është i vitit 1973, tre vjet përpara se Jobs të ngrinte themelet e kompanisë që do të bënte revolucion teknologjik.

Aplikimi për punë i Jobs tregon ambicien e tij për të punuar në teknologji dhe në design dhe shënoi përgjigjen ?Po?, tek pyetja a kuptoni nga kompjuterat.

Një tjetër detaj që bën të veçantë formularin e aplikimit janë gabimet e shumta në drejtshkrim të asokohe 18-vjeçarit Jobs.

Në ankandin që do të zhvillohet nga data 8 deri më 15 Mars, krahas kërkesë për punë të Steve Jobs, do të dalin edhe dy sende të tjera personale të gjeniut të Apple./CNA.al

Lajmet e fundit nga