LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Votimi kundër SHBA në OKB/ Zbulohet qëllimi i Ramës

24 Shkurt 2018, 16:06, Politikë CNA

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka rikthyer në vemendje cështjen e votës së Shqipërisë kundër SHBA në OKB, në lidhje me çështjen e Jeruzalemit, duke hedhur edhe akuza të forta ndaj kryeministrit Rama sa i takon qëndrimeve në politikën e jashtme.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ?Votimi kundër Amerikës në OKB apo deklaratat e kryeministrit në Bruksel se “nuk presim gjatë BE dhe do shohim edhe alternativa të tjera”, janë akte publike të një banditizmi politik që shkatërron orientimin e patjetërsueshëm strategjik drejt SHBA dhe BE dhe një alibi për të përligjur veprime tepër të errëta, që po çojnë drejt largimit nga ky orientim.?

Sipas Vasilit, për shkak të një kryeministri peng interesash të errëta Shqipëria sot gjendet në ç’orientimin më të rëndë dhe të qëllimshëm strategjik dhe kombëtar si asnjë herë në këto 27 vite pluralizëm.

Gjithashtu Vasili shkruan se; ?Logjika e parave mbi demokracinë po dominon edhe marrëdhëniet me BE duke e shantazhuar edhe raportin me të.?

Postimi i plotë:

Orientimi strategjik i Shqiperise drejt SHBA -BE i tronditur thelle, shqiptaret do ta refuzojne me cdo mjet

Per shkak te nje kryeministri peng interesash te erreta Shqiperia sot gjendet ne ç’orientimin me te rende dhe te qellimshem strategjik dhe kombetar si asnje here ne keto 27 vite pluralizem.
Orientimi strategjik madhor drejt SHBA eshte sot jo vetem i dyzuar por dhe i shantazhuar.

Realitete ekstra amerikane te lyera me bojen e interesave ekonomike te zymta po ju vihen ne tavoline shqiptareve si zgjidhje me te “embla” dhe me te “kendshme” se sa sprova e demokracise se forte,parimore dhe te panegociueshme amerikane e cila e shendosh Shqiperine dhe e ben ate nje realitet te qendrueshem politiko social.
Logjika e parave mbi demokracine po dominon edhe mardheniet me BE duke e shantazhuar edhe raportin me te.
Cdo kerkese per vendosjen e shtetit ligjor nga SHBA dhe BE po shantazhohet nga kryeministri dhe ata qe e ndjekin pas me kercenimin shume te rrezikshem se “do shkojme andej nga na japin para’ “,pavaresisht eres shpesh te qelbur te tyre, qe natyrshem nuk jane as dollare dhe as euro por para’ te tjera gjithfaresh.
Votimi kunder amerikes ne OKB apo deklaratat e kryeministrit ne Bruksel se “nuk presim gjate BE dhe do shohim edhe alternativa te tjera” jane akte publike te nje banditizmi politik qe shkaterron orientimin e patjetersueshem strategjik drejt ShBA dhe BE dhe nje alibi per te perligjur veprime teper te erreta, qe po cojne drejt largimit nga ky orientim.
Apatite e “cuditshme” te SHBA dhe BE ne Tirane kane qene nje mundesi me shume qe ky destruktim strategjik i kryeministrit te beje udhe.
Shqiptaret jane shume te qarte ata kane vetem nje bosht strategjik, qe kalon nga SHBA dhe BE dhe tek vlerat fondamentale qe inspirohen ne Uashington e Bruksel dhe jo tek perkthimet e shtrembura lokale.
Ky kryeminister qe sot rastesisht qeveris vendin dhe qe e minon kete orientim strategjik do te refuzohet me force dhe me cdo cmim edhe nga Shqiptari me i fundit.
Ky refuzim mbarekombetar ndaj ketij komunizmi ” te ri” izolues te parave te pista eshte sot nje mision i shenjte kombetar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga