LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetingu në polici, zbardhet formulari/ Ja pyetjet që do zbulojnë lidhjet e efektivëve me krimin

24 Shkurt 2018, 10:53, Aktualitet CNA

Janë zbardhur formularët që do të plotësojnë efektivët e policisë gjatë procesit të vetingut në polici.

Gazeta ?Sot?, e cila ka siguruar dhe formularët që do të plotësojnë efektivët për deklaratën e pasurisë, vetëvlerësimit profesional, si dhe formularin për kontrollin e figurës, ka investiguar më tej.

Ajo çka bie në sy është se formulari i kontrollit të figurës është i ndërtuar në 5 pjesë, që përfshin të dhënat identifikuese, të vendbanimit, të arsimit dhe kualifikimeve, të punësimit si dhe atë të sigurisë.

Gjithashtu pas plotësimit të të dhënave efektivët do të duhet të deklarojnë nëse kanë ndërruar emrin apo mbiemrin ndonjëherë, nëse kanë pasur pseudonime, duhet të deklarojnë gjithashtu edhe vendbanimet që kanë jetuar duke filluar nga ai aktual, si edhe shtetësinë, nëse disponojnë një të dytë.

Verifikimi i lidhjeve farefisnore është një tjetër detaj i formularit që parashikon vetingu për të plotësuar efektivët e policisë.

Efektivët do duhet të deklarojnë në formular nëse kanë të afërm që janë të dënuar apo jo dhe nëse po duhet ta përshkruajnë me detaje ngjarjen.

Gjithashtu ata duhet të deklarojnë edhe nëse kanë qenë ndonjëherë të dënuar me vendim të formës së prerë apo jo, nëse kanë qenë të ndaluar apo arrestuar nga organet ligj zbatuese shqiptare apo të huaja, si dhe nëse kanë qenë ndonjëherë nën hetim, por jo vetëm dhe nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.

Në formularin e plotësimit efektivët do të duhet të plotësojnë edhe atë të pasurisë dhe vetëvlerësimit profesional.

Në formularin e pasurisë efektivi do të deklarojë të gjithë pasurinë që disponon dhe datën kur ka marrë detyrën. Kurse në atë të vetëvlerësimit profesional ai do të plotësoj të gjitha gradat.

Vetingu parashikon se nëse efektivët do t?u shmangen pyetjeve apo do përpiqen të mos japin të dhëna të sakta, do të shkojnë drejt penalizimit, përjashtimit nga funksionet dhe do të ndiqen penalisht për shkak se kanë deklaruar të dhëna të rreme. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga