LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuzhinieri tetovar fiton çmim të parë në Moskë

24 Shkurt 2018, 14:44, Sociale CNA
Kuzhinieri tetovar fiton çmim të parë në Moskë

Rufi Shabani shefi i kuzhinës nga Tetova mori pjesë në një konkurs shefash guzhine në Moskë. Në këtë foto, që flet sa një mijë fjalë, bashkëatdhetari ynë Rufiu mban qeleshen karakteristike shqiptare të zbukuruar me shqiponjën e zezë dy krenore në sfond të kuq, ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Rufiu në këtë konkurs ndërkombëtar kulinarie na nderoi duke zënë vendin e parë. Shef Rufiu konkuroi me tre gjellë tradicionale të shqiptarëve të Shqipërisë lindore (FYROM): Përshesh me mish, tavë kosi dhe byrek me mish. Ishte pikërisht tava me kos, ajo që e bindi jurinë t?i akordonte cmimin e parë Rufi Shabanit.

Shqiptarë patriotë si Rufi Shabani na sjellin ndër mend vargjet e një kënge të thurur në kohën e ekspeditës ndëshkimore të Xhevit Pashës: Jam shqyptar tetovarli mos mi lidhni sytë o me shami?./ GJERGJ THANASI

Lajmet e fundit nga