LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush gënjen Basha apo Grida?

24 Shkurt 2018, 11:02, Aktualitet CNA

Sekretarja e PD ?së, Grida  Duma ka dalë në një emision në  Report tv,  ku ka  deklaruar se kanë gati tashmë kandidatin për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

?Të menduarit për kandidatin… Patjetër që Partia Demokratike e ka menduar dhe po e mendon pa diskutim.  Shpresojmë të jetë një emër surprizë që surprizon mjaftueshëm, sa për të tronditur këto ekranet që kur është Tirana me shi e nxjerr me diell?, është shprehur Duma.

Sipas saj çdo kandidat tjetër përballë këtij që ka menduar PD, do të shkaktojë tronditje.

?Absolutisht, apriori çdo kandidat tronditet, të siguroj?, ka thënë ndër të tjera, sekretarja e PD ?së, Grida Duma.

Fillimisht mediat e bënë lajm, këtë deklaratë, por më pas lajmi u ndryshua.

Në fakt jemi përballë rastit o gënjen kryetari i PD ?së Lulzim Basha ose sekretarja Grida Duma. Pasi, njëri nga të dy është kapur duke gënjyer.

Grida thotë, se është menduar dhe është zgjedhur kandidati, ndërsa Basha në të gjitha takimet e zhvilluara ka thënë, se kandidatët do t?i zgjedhë baza.

Në rast se zgjidhen nga baza, është ajo që propozon dhe  zgjedh më tej, ndërkohë që Grida thotë se është menduar dhe do të jetë dhe suprizë.

Ose na gënjen Luli që e ka zakon të gënjenjë dhe nuk është çudi ose Grida që nuk gënjen më pak se Luli.

Çështja është se kë të besojnë demokratët, sekretaren Grida Duma që rastësisht ka inicialet me G.D e video-skandalit erotik me Ervin Salianjin apo kryetarin e  PD ?së Lulzim Basha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga