LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Italia do jap pensione për emigrantët/ Ja si përfitojnë edhe shqiptarët

24 Shkurt 2018, 21:15, Sociale CNA

Të gjithë emigrantët që kanë jetuar e punuar në Itali legalisht mund të përfitojnë pension  në momentin kur plotësojnë kriteret e nevojshme. Këtu përfshihen edhe qindra mijëra emigrantët shqiptarë të cilët prej vitesh jetojnë në Itali.

Sipas ligjit italian, në momentin kur personi merr vendimin për t?u riatdhesuar përfundimisht në Shqipëri, atëherë mund të marrë pension, bazuar në dy mënyrat e përllogaritjes sipas sistemit kontributiv dhe atij retributiv.

Mosha 66 vjeç e 7 muaj është kushti i parë për të përfituar pension, ndërsa kriteri i dytë është minimum 5 vite kontribute. Ndërkaq, punonjësit e siguruar deri në datën 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se mund të plotësojnë të paktën 20 vjet kontribute dhe punonjësit e siguruar pas datës 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se ata mund të kenë jo më pak se 5 vjet kontribute dhe e përfitojnë pensionin në moshën 70 vjeç.

Por në rast se kandidati është regjistruar pranë INPS dhe ka paguar kontribute mbas datës 01.01.1996, në rast se merr statusin e të riatdhesuarit, përfiton pension me moshat zyrtare të daljes në pension në Itali, pa qenë domosdoshmëria e plotësimit të moshës 70 vjeç, me jo më pak se 5 vite kontributive. Aktualisht, mosha e daljes në pension për burrat është 66 vite e 7 muaj.

Aktualisht janë rreth mbi 500 mijë emigrantë në Itali. Nënshkrimi i një marrëveshjeje bilaterale me shtetin fqinj do të sillte edhe më shumë përfitime për emigrantët shqiptarë, sepse do të mundësonte llogaritjen e viteve të kontributeve në të dy vendet. Ndërkaq po punohet për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që edhe ata emigrantë që kanë punuar në të dyja vendet, e jetojnë në Itali, të mund të përfitojnë pension, pa qenë e nevojshme të riatdhesohen. Burime nga ministria thanë se së shpejti pritet që Shqipëria të finalizojë marrëveshjet me Italinë dhe Greqinë pasi në këto dy vende jeton dhe punon numri më i madh i emigrantëve shqiptarë.

Lajmet e fundit nga