LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali/ Shqiptari plagos me thikë bashkëshorten moldave, nënë e tre fëmijëve

24 Shkurt 2018, 16:45, Kronika CNA

Arben Koci, 34 vjec, lindur në Fushë Krujë e banues në Rexhio Emilja, gjatë një sherri familjar rrahu dhe goditi me thikë bashkëshorten moldave 33 vjecare. Sherri ndodhi në sy të tre fëmijëve të vet të mitur. Kur mbërritën policët në banesë, Arbeni u përpoq t?i godiste me thikë edhe ata, para se të prangosej në kushtet e flagrancës.

Arbeni rezulton me disa precedentë penalë kundra personit e pronës. Kështu në 3 janar 2012 ai mori pjesë në një sherr me thika, ku u përfshinë 5 shqiptarë. Sherr ky i shkaktuar për shkak të ngacmimit të dy femrave moldave. Bashkëshortja e Arbenit u shtrua në spital me plagë, që besohet se mund të shërohen për 20 ditë./ Gjergj Thanasi

Lajmet e fundit nga