LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demarkacioni/ “Raporti i Bulliçit” mbetet në ligj

24 Shkurt 2018, 15:07, Kosova & Bota CNA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar që raporti i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e vijës së kufirit, tashmë i njohur si ?Raporti Bulliçi?, të jetë në ligjin për demarkacionin vetëm si orientim për deputetët,- shkruan Koha.net.

Kështu, Raporti i Komisionit të shkarkuar, i prirë nga Murat Meha do të jetë pjesë e ligjit në nenin 3/1.3, së bashku me ?Raportin Bulliçi?, të cilësi i është shtuar togfjalëshi ?për orientim?, sipas kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se raportet e dy Komisioneve Shtetërore do të jenë veçse informuese për deputetët.

Lajmet e fundit nga