LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla-banorëve të Shirgjanit: Ndërtimi i rrugës është domosdoshmëri, gati projekti me vlerë 5 mln euro

24 Shkurt 2018, 17:21, Politikë CNA

Kryetari i Grupit parlamentarë të Partisë Socialistë, Taulant Balla gjatë një takimi me banorët e zonës së Shirgjanit në Elbasan, është shprehur se ndërtimi I rrugës është domosdoshmëri për banorët që prodhimet e tyre të dalin sa më shpejt në pikat e grumbullimit.

Kjo zonë është prodhuesi kryesor i prodhimeve bujqësore jo vetëm për tregun e Elbasanit, por edhe më gjerë, por shqetësimi kryesorë për banorët mbetet rikonstruksioni i 7.7 km  rrugë.

?Kjo rrugë, 7.7 km, jo vetëm do t?i afrojë ferëmerët me tregun, por do t?u vijë në ndihmë banorëve të 4 fshatrave Kuqan, Bujqës, Jagodinë e Muriqan. Së bashku me deputetin Arben Kamami dhe kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini folëm me banorët për domosdoshmërinë e investimit në këtë aks rrugor, duke u njohur edhe me prodhimet e tyre.?- u shpreh Balla.

Gjithashtu ai tha se në tre projektet kryesore të investimit në zonat rurale, ky është projekti prioritar, i cili u shërben 20 mijë banorëve.

?Për më tepër në këtë zonë janë 60 ha sera, prodhimet e të cilave duhet sa më shpejt të dalin në pikat e grumbullimit. Ky është një kantier prodhimi bujqësor i cili e ka të domosdoshëm investimin për t?u lidhur me infrastrukturën rrugore?, deklaroi Balla.

Sipas Ballës, bashkia e Elbasanit ka gati projektin dhe pritet vetëm financimi me vlerë rreth 5 milionë euro që do t?u shërbejë 20 mijë banorëve.

Lajmet e fundit nga