LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Njerëzit preferojnë më mirë 50 mijë lekë ndihmë ekonomike se të punësohen me 400 mijë"/ Reagon PD

23 Shkurt 2018, 19:52, Politikë CNA

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, të bërë pas mbledhjes së qeverisë në Berat, se njerëzit preferojnë më mirë të marrin 50 mijë lekë të vjetra para ndihmë ekonomike, sesa të punojnë dhe të marrin 400 mijë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se nuk ka njeri që mund ta pranojë këtë mashtrim të Edi Ramës.

“A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe???”, – shkruan Basha.

Më tej ai thotë se, “Realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme.” /CNA.al

Lajmet e fundit nga