LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetët nën "shtetrrethim"/ U ndalohen udhëtimet deri pas të mërkurës

23 Shkurt 2018, 16:17, Kosova & Bota CNA

Edhe nëse kanë prenotuar apo planifikuar për të lëvizur brenda apo jashtë vendit deputetët duhet ti anulojnë planet për arsye parlamentare. Sipas raportimit të mediave, në mbyllje të Seancës së sotme të Jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli u ka adresuar një porosi të detyrueshme për tu zbatuar deputetëve.

?Deri të mërkurën anulohen të gjitha udhëtimet e deputetëve?, ka thënë kryeparlamentari Veseli i cituar nga “Zeri.Info”. Sipas të cilit vendosja e rregjimt të “shtetrrethimit” është bërë pasi ditën e mërkurën, nga ora 10:00, është vendosur të vazhdoj Seanca e Jashtëzakonshme plenare e ndërprerë për dy ditë radhazi.

Të mërkurën, pra ditën kur pritet të votohet marrëveshja e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, në Kosovë do të qëndroj për vizitë një delegacion i lartë i BE-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga