Connect with Us

Bllokimi i guroreve në Malin e Tomorrit/ Rama: Nëse duan të punojnë, duhet…

Politikë

Bllokimi i guroreve në Malin e Tomorrit/ Rama: Nëse duan të punojnë, duhet…

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, në një dalje për mediat në Berat, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, u ndal edhe tek çështja e guroreve të bllokuara në malin e Tomorrit.

Sipas Ramës, guroret nuk kanë zbatuar kontratat, pasi kanë “kafshuar” dhe janë larguar, pa zbatuar kontratën për përmirësimin e mjedisit.

“Nuk ka shans që ne t’i hapim më rrugë kësaj barbarie. Ministri i Mjedisit që udhëheq programin tonë ambicioz të rigjelbërimit të të gjitha territoreve të kafshuara dhe masakruara në vite, me shumë prioritet po ndjek gurore për gurore, jo vetëm në Qarkun e Beratit, por në gjithë Shqipërinë këtë përputhshmëri. Kemi bllokuar disa gurore, e do vijojmë kontrollin tek të tjerat. Çdo gurore që kërkon të shfrytëzojë malet dhe kodrat për të nxjerrë duhet, duhet të zbatojë të gjitha standardet e kontratave, pasi ato janë të qarta dhe standardi është i qartë. Nuk mund të kafshosh e të ikësh, por duhet edhe të përmirësosh atë që lë pas. Fëmijët tanë nuk mund të rriten duke asistuar këtë shembull flagrant ët shembjes së të drejtës së tyre dhe të këtij vendi. Zbatimi me përpikmëri i standardeve është objektivi ynë i panegociueshëm”, – deklaroi Rama.

LEXO EDHE:  Mediu leksione Bashës/ Nuk duhen vetëm kritika ndaj Ramës, në radhë të parë…

Në vijim ai tha se të shtunën në Krujë, do të prezantohet plani i rehabilitimit të maleve dhe kodrave, dhe se çdo kompani që do të dëshirojë të punojë, do tu kërkohet përmbushja e disa kritereve dhe zgjidhje të reja. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ne jemi rritur bashkë”/ Mimi Kodheli tregon marrëdhënien me Edi Ramën

Publikuar

-

Nga

“Ne jemi rritur bashkë”/ Mimi Kodheli tregon marrëdhënien me Edi Ramën

Deputetja e PS Mimi Kodheli ka folur për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Kodheli u shpreh se prindërit e tyre kanë qenë miq shumë të mirë dhe për këtë arsye hyrjet dhe daljet tek shtëpia e  njëri-tjetrit kanë qenë të shpeshta.

Por ish ministrja e Mbrojtjes e vë theksin se marrëdhënia e tyre më e afërt ka qenë në aspektin profesional, ku ka nisur me Bashkinë Tiranë në fillim dhe ka vazhduar për 20 vite rresht.

Ne jemi një moshë dhe jemi rritur bashkë. Prindërit tanë ishin shumë miq dhe ne takoheshim. Por lidhja më e fortë ishte ajo e bashkëpunimit 20 vjeçar ku nisi me Bashkinë e Tiranës.

Kur hyra në politikë i kisha plotësua qëllimet e mia”, u shpreh Kodheli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama publikon grafikun e rasteve me Covid-19/ “Duhet edhe pak durim”

Publikuar

-

Nga

Shit-blerja e votës/ Rama tallet me LSI-në: Çfarë do bëjnë ata që bubrojnë ditët e fundit

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale grafikun e rasteve të reja me Covid-19 në Rajon. Ai shprehet se duhet akoma pak durim pasi virusi nuk është larguar akoma.

Më tej, Rama u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes sepse duhet edhe pak rrugë për të dalë nga tuneli i pandemisë.

“Por, duhet akoma durim, edhe pak. Shikojeni çfarë po ndodh në vendet fqinje ditët e fundit, prandaj ju lutem, kujdes të vazhdueshëm sepse po dalim nga tuneli i pandemisë, por ka ende edhe pak rrugë”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E pozicionuar në vijën e zjarrit/ Kodheli e bindur: Do e thyej hersin

Publikuar

-

Nga

E pozicionuar në vijën e zjarrit/ Kodheli e bindur: Do e thyej hersin

Mimi Kodheli, e cila renditet në vijën e zjarrit, në vendin e 21 në Tiranë ka shkaktuar një sërë reagimesh.

Vetë Kodheli është shprehur se nuk ka asnjë hatërmbetje me kryeministrin Edi Rama dhe se sipas saj pozicionimi në këtë vend është diskutuar më herët.

Në një intervistë për “Kjo Javë”, kandidatja e PS u shpreh e bindur se do ta thyej hersin në Tiranë dhe do të arrijë të marrë besimin e qytetarëve.

Unë besoj se do ta thyejmë hersin. Jam çdo ditë e më shumë e bindur, sepse shoh një mbështetje të madhe tek qytetarët. Unë jam një person me këmb në tokë dhe nuk them gjëra që kanë hiperbolë brenda. Unë them se do e thyej hersin.

Unë vi me vlerat dhe moralin që kam si person. Unë e kam të drejtën t’i përdor këto dy gjëra që më karakterizojnë. Kjo më bën të mos jem në ankthin e axhetimit që njerëzit kanë në periudhën e fushatës. Unë dua të mbaj edhe këtë që kam arritur, sepse është e lehtë të arrish diçka, dhe e vështirë ta mbash.

Ka qenë diskutim që e kam bërë paraprakisht me Ramën. Ka qenë konstrukltiv që pse duhet të isha në atë pozicion dhe nuk ka pasur asnjë hatër. Nuk kam qenë i vetmi i “maxhentalizuar” ka pasur edhe të tjerë. Ka qenë një logjikë e guximshme e lidershipit të PS”, tha Mimi Kodheli./CNA.al

LEXO TE PLOTE