LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Manjani tregon gabimin e Metës dhe Berishës

22 Shkurt 2018, 21:27, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin ?Real Story? në Vizion Plus, është shprehur se Ilir Meta ka bërë gabim të madh, që ka hyrë në Presidencë.

Manjani tha se në këtë situatë në të cilën është politikë, Meta duhej në krye të opozitës për të bërë një balancim të skemës politike, ashtu sikurse duhet të kishte bërë dhe Berisha.

?Ilir Meta ka bërë gabim që ka zgjedh Presidencën dhe unë ia kam thënë, sepse skemës politike të ç?balancuar i duhej sot në krye të opozitës dhe jo në Presidencë. Njësoj gabim bën dhe Sali Berisha që mbyllet te kulla e tij dhe nuk jep kontributin e tij personal në politikë, pasi i duhet?,- u shpreh Manjani. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga