LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja e fundit e Delawie: Vota kundër demarkacionit, është votë kundër lëvizjes së lirë

22 Shkurt 2018, 10:28, Kosova & Bota CNA

Greg Delawie po qëndron edhe sot në Kuvend, për t?iu bërë thirrje edhe një herë deputetëve të Kosovës.

Ambasadori Delawie po provon që për herë të fundit t?i bind deputetët se kjo është një marrëveshje e drejtë.

Delawie ka shprehur bindjen se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të arrijnë që t?i sigurojnë votat pro kësaj çështjeje. Ai ka thënë se abstenimi apo vota kundër nga ana e deputetëve do të thotë se ata janë kundër kësaj marrëveshjej, raporton Gazeta Express.

?Besoj që do të arrihet kompromis për ta arritur votën Pro. Abstenimi apo vota kundër në thelb është votë kundër kësaj marrëveshje. Nxisim deputetët e Kuvendit të Kosovës që të arrijnë deri të vota pro e marrëveshjes?, ka deklaruar para fillimit të seancës së Kuvendit, ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie.

Aktualisht, votën kundër e ka paralajmëruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje, përderisa subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që të kërkojë shmangien e votimit për raportin e Komisionit shtetëror, të cilin e konsideron vetëm si një draft të papërfunduar.

Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të tërësishme të deputetëve të Kuvendit, pra, 80 nga 120 sosh. Në rast se plotësimi i kushteve nga Kosova vlerësohet pozitivisht, atëherë qytetarët e Kosovës, pritet që në qershor ose në shtator të këtij viti, ta marrin dritën e gjelbër për liberalizim vizash.

Lajmet e fundit nga