LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Procedim penal ndaj biznesit për lidhje të paligjshme uji

22 Shkurt 2018, 15:20, Kronika CNA

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Stacionin e Policisë Prrenjas, referuar materialet në prokurori për procedim penal në gjendje të lirë ndaj subjektit të fabrikës së përpunimit dhe ambalazhimit të ujit  me administrator shtetasin F.G., 47 vjeç banues në Tiranë.

Procedimi ndaj këtij subjekti filloi pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i UK Librazhd, i cili është përgjegjësi i grupi të punës  për verifikimin e lidhjeve të paligjshme  në tubacionet e ujësjellësit. Gjatë verifikimit kanë konstatuar se përveç lidhjes së ujit që ka me ndërmarrjen e ujësjellësit kishte edhe një tubacion tjetër që furnizonte me ujë subjektin e lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”  parashikuar nga neni 159/1  i Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga