LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Integrimi në BE/ Komisioneri Hahn jep lajmin e mirë për Shqipërinë

22 Shkurt 2018, 08:36, Aktualitet CNA

Komisioni për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn ka deklaruar se BE do të rekomandojë së shpejti hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë.

Në një intervistë për gazetën gjermane ?Die Welt?., Hahn ka deklaruar se; ?Komisioni i BE-së do të rekomandojë së shpejti, me shumë mundësi deri në verë, që shtetet anëtare të fillojnë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Shqipëria, një vend kandidat për në BE-në që në vitin 2014 ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar?.

Gjithashtu ai është shprehur se ?Ne besojmë se të dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme në të shkuarën dhe në këtë mënyrë janë të kualifikuara për këtë hap?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga