LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heqja e ndihmës ekonomike/ Debate mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend

22 Shkurt 2018, 11:22, Politikë CNA

Pasi u zhvilluan dy interpelanca me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla dhe atë të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, seanca e sotme e Kuvendit është përfshirë nga debati për skemën e ndihmës ekonomike, nga e cila opozita akuzon qeverinë se ka hequr mbi 20 mijë familje.

Deputetja e PD, Oriola Pampuri, iu kërkoi të gjithë socialistëve të mos e përdorin më shprehjen ?Sot është më mirë se dje?, duke shtuar se vendi ndodhet në një situatë të paprecedentë, pasi sipas saj, janë hequr nga ndihma ekonomike 20 mijë familje në nevojë.

Pas saj ka reaguar menjëherë deputetja socialiste, Elisa Spiropali, i kërkoi deputetes së Rrogozhinës t?i thotë kryetarit të bashkisë të mos merret me tokat, por me ndihmën ekonomike.

Spiropali u shpreh se ?Pampuri përmendi Bashkinë e Rrogozhinës dhe 80 familjet që kanë dalë nga skena e ndihmës ekonomike. Dua ta dijë zonja se kjo bashki ka 6% fonde mundësi për t?i përfshirë në skenë këto familje.?- tha ndër të tjera Spiropali.
Por Pampuri e cilësoi ?Situatë e paprecedentë. Mos e citoni fjalën ?Sot është më mirë se dje?. Të paktën këtë kursejuani qytetarëve, që po përballen me situatën më të vështirë ekonomike?. Ndërsa deputetja e PD, Rudina Hajdari tha se po goditen bastionet e djathta. ?Kjo padrejtësi e sistemit të komplikuar, qeveria po godet bastionet e djathta, për t?i dëbuar dhe larguar. Edhe pushteti lokal mban përgjegjësi, por është ky pushtet dhe kjo qeveri që do të mbahet mend për varfërinë ekstreme?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga