LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Godet me makinë 3-vjeçarin/ Policia ndalon drejtuesen e mjetit

22 Shkurt 2018, 13:21, Kronika CNA

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një fëmije tre vjeç ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ”Bishti Kalldrëmit”.

Policia bën të ditur se shtetësja me inicalie F.M. ka qenë duke drejtuar automjetin tip ”Benz? kur ka goditur një fëmijë të moshës 3 vjeçare.
Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën por vijon të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar pranë ambienteve Policore. Grupi hetimor po vijon me procedurat e mëtejshme për rastin në fjalë.

Lajmet e fundit nga