LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari i nxjerr të palarat “Top Channel”: Ja telefonata që më erdhi

22 Shkurt 2018, 09:10, Lifestyle CNA

Gazetarin Alban Musa dikur e shikonim krah Anjeza Majës në emisionin, ?Në shtëpinë tonë? në ?Top Channel?, i cili më vonë u zëvendësua nga Florian Agalliu. Kur Alban Musa u zhvendos nga ?Top Channel? në ?Report Tv?, ku realizon emisionin ?Rreze Dielli?, u tha se moderatori u nda shumë mirë me drejtuesit e televizionit pasi nuk pati ndonjë konflikt mes tyre, thjesht një mbyllje kontrate.

Por mesa duket gjërat nuk paskan vazhduar të jenë si më parë, sepse sipas një statusi që ka bërë në ?Facebook? Alban Musa, ky i fundit është ftuar në një emision në ?Top Channel? dhe më vonë i është anuluar ftesa.

Për arsyen e mundshme ai shkruan kështu:

?Sot mora vesh që  qenkam shpallur person ?non grata? nga TCH, sepse jam konkurrent direkt me një nga programet e tyre. Se këta edhe të ftojnë në emisionet e tyre dhe ti për respekt të prezantuesit dhe jo dëshirës me thënë të drejtën, pranon, organizon ditën dhe pak orë para zhvillimit të emisionit, detyrojnë gazetarët të të anulojnë ftesën. Gjithsesi të dashur, unë nuk jam më konkurrent, jam fitues, dhe këtë e thotë publiku. Ju vazhdoni vegjetoni!?.

Mendohet se Musa mund të ishte i ftuar në emisionin e djeshëm të ?Top Show?, ku të ftuarit folën për menutë nëpër kopshtet publike të Tiranës./CNA

Lajmet e fundit nga