LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha rikthehet pas në kohë/ Ja çfarë poston në rrjetet sociale

22 Shkurt 2018, 13:41, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në rrjetet sociale, një foto të deputetit socialist, Taulant Balla me bashkëshorten, e cila në vitin 2015 bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Kjo foto e Taulant Ballës bëri xhiro në rrjetet sociale, jo aq pse ai kishte dalë me bashkëshorten, por për shkak të çmimeve stratosferike të aksesorëve dhe bizhuve të çiftit.

?Për vete zhgërryhen në luks, qytetarëve iu presin kafshatën!?- shkruan Berisha.

Gjithashtu bashkangjitur fotos, Berisha ka publikuar dhe mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shkruan se ?Pamja e jashtme në këtë foto afërsisht kushton 30 000 euro dhe kjo është vetëm 1/30 e garderobës së tyre.?/ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga