LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi/ Harxhi: E pamundur, u tha dhe në '53-shin por...

21 Shkurt 2018, 21:43, Politikë CNA

Ish-zëvendësministrja e Jashtme, Edith Harxhi, e ftuar në studion e emisionit “Opinion”, ku po flitet mbi temën “Kush po kërkon ta ndajë Kosovën?”, tha se teza e hedhur për një shkëmbim territoresh është e parealizueshme.

Ajo u shpreh se nëse do të shkëmbehej Veriu me Luginën, do të dilte në humbje Kosova, por nëse do të ishte një çështje e pastër bisedimesh për këtë, do të dilte e humbur Serbia. Ajo tha se edhe Millosheviçi e kishte hapur këtë temë në vitin 1953, por i rezultoi se deri në Nish tapitë i kanë shqiptarët, e kësisoj e mbylli këtë çështje sepse Serbia do të dilte e humbur. /CNA.al

Lajmet e fundit nga